Konfiskohen dy armë në Prizren

Dy armë janë sekuestruar sot nga policia në rajonin e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se gjatë hetimit të një rasti të shantazhit, hetuesit kanë arritur të siguronin informata një armë të cilën i dyshuari F.B. në rrugën “Afrim Bytyqi” e ka dorëzuar në mënyrë vullnetare.

Policia ka njoftuar se edhe rasti i dytë ndërlidhet me shantazh në të njejtën rrugë, ku i dyshuari M.M, ka pranuar se ka në posedim një armë zjarri të cilën e ka huazuar në muajin korrik nga i dyshuari parë F.B.

Policia ka njoftuar se ka sekuestruat pistoletën dhe një karikator.

Prokurori i shtetit është njoftuar me rastin i cili ka shkuar në procedurë të rregullt.