Ilustrim

Konfiskohen 17 kilogramë marihuanë në kufirin Kosovë - Shqipëri

17 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë janë konfiskuar gjatë ditës së djeshme nga ana e oficerëve të Doganës së Kosovës.

Me anë të një njoftimi Dogana e Kosovës ka njoftuar se destinacioni i marihuanës ishte për në Kosovë.

“Oficerët e Doganës së Kosovës kanë kapur rreth 17 kg të substancave narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Vetura e cila po bartte marihuanën sipas doganës ka qenë me targa të Shqipërisë dhe drejtohej nga dy shtetas shqiptarë.

Gjithashtu dogana ka sqaruar edhe se ku është gjetur marihuana.

“Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit. Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës  për hetime te mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.