Komuna e Rahovecit ndalon organizimin e garave me kafshë

Kryetari i Rahoveci,t Smajl Latifi ka nënshkruar urdhëresë për ndalimin e vrasjes,keqtrajtimit dhe organizimin e garave të kundërligjshme të kafshëve.

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, me këtë urdhëresë “ndalohet vrasja, keqtrajtimi, eksperimentimi i kafshëve pa licencë, operimi kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me të cilën largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit, importimi dhe shitja e kafshëve agresive në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, transportimi i kafshëve pa çertefikatë, tregëtimi i kafshëve në kundërshtim me dispozitat ligjore, organizimi i garave në të cilat testohet fuqia apo shpejtësia e kafshës me ç’rast kafsha mund të pësoj dhembje, lëndime apo ngordhje apo bnënë organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe përdorimi i substancave për kafshë që marrin pjesë në gara të cilat nuk janë të përcaktuara me dispozitat ligjore”

Kjo urdhëresë erdhi pasi në rrjete sociale kishin qarkulluar video të garave me kafshë, përkatësisht qenve.

‘’Subjektet të cilat bijnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndershkohen me gjobë prej 100 deri 5 mijë euro sipas nenit 17 të Ligjit për Përkujdesje ndaj Kafshëve’’, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në komunën e Rahovecit, vazhdimisht organizohen gara të ndryshme me kafshë, sidomos me qen ku lufta në mes qenve zhvillohet deri në ngordhjen e njërit prej tyre.