Illustration. Photo: EPA/RUNGROJ YONGRIT.

Shqetësime në Kroaci pasi tigri u xhirua në tragetin e udhëtarëve

Lajmi se një tigër Bengal ishte në mesin e udhëtarëve në një traget midis ishullit Hvar dhe Split, ka kapluar mediat, por gjithashtu ngriti shqetësime serioze nga grupet e të drejtave të kafshëve.

Lajmet lidhur me një udhëtar të pazakontë në traget, një tigër Bangal, në një traget që lidh ishullin kroat Hvar dhe qytetin bregdetar të Splitit është në titujt kryesor por gjithashtu tërhoqi shqetësim nga grupet për të drejtat e kafshëve.

Pasi fotografitë dhe videot e tigrit të mbajtur në rimorkion e garazhit të tragetit u publikuan në media, po bëhen pyetje pse një tigër po transportohej në atë mënyrë, ndërsa kompania e transportit Jadrolinja tha që nuk kishte njohuri që një mace e madhe po transportohej në anijen e saj.

Shoqata “Animal Friends” lëshoj një deklaratë kritike duke thëne se ngjarja  “simbolizon realitetin e tmerrshëm të mbrojtës së kafshëve të egra në Kroaci” dhe shtoi se do të paraqesë ankesë te “të gjitha institucionet kompetente”.

Shoqata paralajmëroi autoritetet dy vjet më parë se në ishull kishte një tigër në një “kopsht zoologjik të paregjistruar”, i cili strehon një numër të madh të kafshëve duke përfshirë “një tigër, një krokodil tajman dhe një majmun tamarin”.

I ashtuquajturi kopsht zoologjik është një fermë private në pronësi të një furnizuesi ushqimesh nga Hvari, Ivan Gospodeniq. Ferma është e hapur për vizitorë dhe nuk ka asnjë tarifë për hyrje.

Në vitin 2019 inspektorët iu përgjigjen raportimeve  të “Animal Friends” rreth kopshtit zoologjik duke thënë se ishin vërejtur disa parregullsi dhe proceduat e kundërvajtjes do të fillonin kundër pronarit, por shtuan se faqja nuk ishte një “kopsht zoologjik i paregjistruar”.

Gospodentiq fillimisht ju tregoi mediave se tigri në traget nuk ishte i lidhur me koleksionin e tij. Më vonë, të martën, ai postoi në Facebook se tigri quhej Simba dhe ishte larguar nga ishulli.

“Shoku im Simba, i cili ishte përkohësisht nën kujdesin tonë në kopsht zoologjik, është larguar nga ishulli dhe vazhdon jetën e tij në një vendpushim zyrtar të botës së egër, ku do të këtë kujdes edhe më të mirë dhe kushte më të mira jetese” shkroi Gospodentiq.

BIRN i pyeti Inspektoratin Shtetëror nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur më këtë rast por nuk ka marrë përgjigje deri në kohën e botimit. Media njoftoi së çështja është marrë nga Inspektoriati Shtetëror.

‘Animal Friends’ ndërkohë pyeti nëse Kroacia dëshiron të njoftohet për fotografitë të një tigri të ekspozuar në temperaturë 35 gradë celsius në një traget. U tha se ishte e dëshpëruar “që më gjithë bukuritë natyrore të Kroacisë dhe kafshët atje, ne jemi krenarë për ato kafshë të ndaluara, të cilat nuk janë nga rajoni jonë dhe nuk duhet të jenë atje”. /Balkaninsight