Komuna e Prizrenit zëvendëson fidanet e vjedhura në qytet

Komuna e Prizrenit ka filluar zëvendësimin e fidaneve të dëmtuara dhe të vjedhura në këtë komunë.

Sipas komunikatës së Komunës së Prizrenit janë dëmtuar 76 drunj dhe 99 të tjerë janë vjedhur.

“Zëvendësimi i këtyre drurëve po bëhet aktualisht në rrugët periferike të komunës, ndërsa sipas planifikimit, në sipërfaqet publike të qytetit drurët e rinj do të mbjelljen deri para javës së fundit të muajit prill”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Komuna e Prizrenit ka ftuar qytetarët për bashkëpunim për parandalimin e dëmtimit apo vjedhjes së këtyre drunjve.

“Ftojmë qytetarët të na njoftojnë për rastet e tilla në Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200”.