Kuvendi i Kosoves, Photo:Atdhe Mulla.

Komisioni e Çon në Kuvend Projektligjin për KGjK-në

Ky komision në mbledhjen e sotme pas shqyrtimit të plotësim-ndryshimeve të këtij projektligji, i rekomandoi Kuvendit përfshirjen e tij si pikë shtesë të rendit të ditës.

“Komisioni pas shqyrtimit të projektligjit, i rekomandoi Kuvendit që ta fusë në rendin e ditës si pikë shtesë në seancën e sotme nëpërmjet shmangies së rregullores së Kuvendit,” thuhet në njoftim të Kuvendit.

Projektligji për Plotësim-Ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës u miratua dje në mbledhjen e qeverisë.

Sipas ndryshimeve në këtë ligj, KGJK-ja me miratimin e kryetarëve të gjykatave mund të transferojë një gjyqtar në një gjykatë tjetër për një periudhë kohore të arsyeshme, në rastet kur gjykata tjetër ka numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve për shqyrtimin e lëndëve.

http://kallxo.com/14-vendimet-e-mbledhjes-se-qeverise/

Transferimi i një numri të gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të Rënda është njëri nga tetë kriteret e fundit të Komisionit Evropian për liberalizim vizash.