Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Këmbësorja goditet nga vetura në fshatin Milloshevë

Një këmbësore ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidneti në rrugën Mitrovicë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

‘Rreth orës 03:40 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë. Në këtë aksident kanë qenë të perfshirë një këmbësore dhe një automjet i tipit Audi’, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit, si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor.

‘Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët e kanë shoqëruar në stacionin policor ngasësin e automjetit’, tha Ahmeti.