Këmbësorja goditet nga një autobus në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga një autobus sot, rreth orës 11:00 në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se rasti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Bill Klinton’ dhe ‘Robert Doll’ në Prishtinë.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. Ajo është dërguar për tretman mjekësor” – ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.