Katër Deputetë të Opozitës në Mbledhje të Kryesisë

Katër deputetë nga partitë opozitare kanë hyrë brenda në sallën ku pritet të fillojë mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Aida Dërguti e Albin Kurti të Vetëvendosjes, Time Kadrijaj nga AAK dhe Valdete Bajrami nga NISMA janë lejuar nga kordoni i oficerëve të sigurimit që të kalojnë shkallëve të ndërtesës së Kuvendit përpjetë për të hyrë në sallë.

Në mbledhjen e kryesisë pritet të shqyrtohet kërkesa për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

deputetet2