
Qese me cannabis sativa të sekuestruara nga Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook
Kapet në Flagrancë me Drogë
30.10.2017 - 10:55
Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.K. banues në qytetin Ura Vajgurore, rrethi i Beratit, pasi që gjatë kontrollit të ushtruar dje i janë gjetur 35.5 gramë lëndë narkotike, që dyshohet të jetë “Cannabis sativa”.
Pasi ky shtetas pretendon se e kishte blerë lëndën narkotike te shtetasi V.Rr, ky i fundit u shpall në kërkim.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V.Rr., Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 189 gramë e dyshuar lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.