Kamioni Del Nga Rruga (FOTO)

Një kamion me tabela të Shkupit ka dalë nga rruga dhe është përplasur për mur9in anësor në magjistralen Prishtinë- Pejë në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që ka ndodhur rreth mesditës së sotme.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com ku shihet kamioni i ndalur skaj rrugës dhe kolonën që ka krijuar bllokimi i rrugës si pasojë e aksidentit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

kamioni jashte rruges1 kamioni jashte rruges2 kamioni jashte rruges3 kamioni jashte rruges4