Kaçaniku

Kaçanik, konfiskohen kokainë dhe para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme rreth orës 15:00, në Kaçanik, Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bastisur një shtëpi të një të dyshuari, ku janë gjetur dhe konfiskuar 30 kartëmonedha prej 100 euro që  dyshohen të jenë të falsifikuara dhe 7.36 gramë kokainë.

Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.