Drejtori NDI në Aman, Arianit Shehu është shpërblyer Jordania për kontributin në luftimin e ekstremizmit - Foto: Rtv21

Jordania Nderon Shqiptarin që Luftoi Terrorizmin dhe Ekstremizmin

Drejtori Global i Institutit Demokratik Amerikan (NDI), me seli në Aman të Jordanisë, Arianit Shehu është shpërblyer nga Komanda e Armatës Jordaneze për kontributin e tij në luftimin e ekstremizmit.

Shpërblimi i është ndarë nga Brigadier Gjenerali, Nassar Alathamneh nga Komanda Supreme e Armatës Jordaneze në emër te Komandantit të Armatës Jordaneze.

“Brig. Gen. Nassar Alathamneh nga shtabi i përgjithshem i Armatës së Jordanit, më dhuroi një thikë ceremoniale me stemën e mbrojtur të Mbreterisë së Jordanit”, ka shkruar Shehu në Facebook./21Media