Renditja e FIFA-s, Jordania në pozitë më të mirë se sa Kosova

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen miqësore përballë Jordanisë.

Kjo ndeshje vjen katër ditë para ndeshjes që Kosova do ta zhvillojë përballë Greqisë në kuadër të kualifikimeve për botëror ‘’Katar 2022’’.

Ekipi kosovar është duke u drejtuar nga përzgjedhësi Primozh Gliha që do të jetë në krye të ekipit për këto dy duele.

Bazuar në renditjen e FIFA-s, kombëtarja e Jordanisë gjendet në pozitë më të mirë se sa Kosova.

Jordania gjendet në pozitën e 95-të me 1251.63 pikë ndërsa Kombëtarja e Kosovës gjendet në pozitën e 120-të me 1151 pikë të grumbulluara.