‘Jeta në Kosovë’: Vjedhja e Organizuar Tatimore

Emisioni “Jeta në Kosovë” do ta transmetojë sonte hulumtimin disamujor rreth një skandali multi-milionësh në Administratën Tatimore të Kosovës.

Hulumtimi ka nisur kur një hetues në ATK ka raportuar skandalin në KALLXO.com.

Në këtë hulumtim, kallxuesi flet me emra për firmat fantome të përfshira në këtë skandal.

Në emisionin e sontëm, përveç kallxuesit të korrupsionit, flasin edhe drejtues të dikurshëm dhe të tanishëm të ATK-së, prokurori special i Kosovës, një hetues i EULEX-it si dhe viktimat e këtij skandali, në mesin e të cilëve edhe një i pastrehë, në emër të të cilit janë regjistruar firmat fantome.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet në RTK në orën 20:15.