Foto: Ilustrim
Arrestohet drejtori i ATK-së në Gjilan
18.3.2021 - 10:09
Drejtori Rajonal i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi është arrestuar mbrëmë në një aksion të Prokurorisë së Gjilanit
Kallxo.com mëson se të arrestuar nga ana e Policisë përveç Qerimit është arrestuar edhe inspektori Bajrush Bunjaku. Tutje bëhet e ditur se drejtori i ATK-së për rajonin e Gjilanit është liruar në procedurë të rregullt.
Arrestimet i ka konfirmuar për KALLXO.xom Prokuroria e Gjilanit.
Sipas Prokurorisë, drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është ndaluar një inspektor i ATK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, ndërsa drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt.