Kreu i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj - Foto: KALLXO.com

Ish-zyrtari i Prokurorisë së Gjakovës, rastin e kanosjes e quan montim nga kryeprokurori Ali Selimaj

Yll Xhiha, avokati për të cilin Prokuroria dje njoftoi se është në kërkim nga policia nën dyshimet se ka kanosur punëtorin e sigurimit në Prokurori Prokurorinë e Gjakovës, në një prononcim për KALLXO.com i ka mohuar pretendimit e Prokurorisë për kanosjen.

Xhiha ka thënë se ndaj tij është duke u udhëhequr një fushatë  hakmarrëse e orkestruar sipas tij nga kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj.

Xhiha ka deklaruar se e gjithë kjo sipas tij është duke ndodhur pasi ai ka ushtruar kallëzime penale ndaj vet kryeprokurorit Ali Selimaj.

“Kjo hakmarrje ndaj meje do të bëhet sepse unë kam kam punuar në Prokurori dhe kam parë shumë gjëra të pahijshme. Në lidhje me këtë rast unë kam bërë kërkesë për përjashtim të policisë dhe prokurorisë së Gjakovës pasi që konsideroj se ka konflikt interesi me kryeprokurorin”, ka deklaruar avokati Xhiha i cili ka mohuar se e ka kanosur punëtori e sigurimit të Prokurorisë.

Ai ka deklaruar se sot është paraqitur në stacioni e Policisë pasi të njëjtit  e kishin ftuar përmes telefonit që të paraqitet në stacionin policor në Gjakovë rreth rastit të djeshëm.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me kryeprokurorin Ali Selimaj dhe i njëjti i ka mohuar të gjitha deklarimet e tani avokatit Yll Xhiha.

“Nuk është e vërtetë çka thotë ai, unë s`kam asnjë interes. Po ashtu ai ka punuar në Prokurori si zyrtar ligjor dhe i njëjti nuk i ka respektuar rregullat e punës dhe ndaj tij janë marrë masa disiplinore dhe për këtë është larguar nga puna”, tha kryeprokurori Ali Selimaj.

Kryeprokurori Selimaj tha se Yll Xhiha ka ngritur kallëzime penale ndaj shumë prokurorëve në Prokurorinë e Gjakovës por se të gjitha janë hedhur poshtë.

https://kallxo.com/policia-ne-kerkim-te-avokatit-dyshohet-se-kanosi-zyrtarin-e-sigurimit-te-prokurorise-se-gjakoves/

https://kallxo.com/policia-nuk-arrin-ta-kape-avokatin-nga-gjakova-ai-shfaqet-ne-facebook/

.