Rita Hajzeraj (majtas) dhe Safet kamberi me shefen e kabinetit të kryeministrit, Vlora Dumoshin. Foto: Facebook

Ish Nënkryetari i Mitrovicës Merr Pozitë si Zëvendës Ministër

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë Kamberi i cili tha se sot ka pranuar vendimin e kryeministrit Mustafa.

“Sot kam pranuar vendimin e kryeministrit Mustafa që unë jam emëruar në postin e zëvendësministrit të MPMS dhe kam filluar punën”, tha Kamberi.

Kamberi është kryetar i degë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

Deri në muajin dhjetor ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe u largua nga aty kur LDK vendosi ta prishë koalicionin me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin nga AKR-ja.

http://kallxo.com/prishet-koalicioni-akr-ldk-ne-mitrovice/