Isa Mustafa fton Thaçin që të ‘zhbllokojë’ KQZ-në

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se presidenti Thaçi e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.

Mustafa thotë se emërimi i anëtareve të KQZ-së duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditësh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive”, ka shkruar kryetari i LDK-së, në rrjetin social ‘Facebook’.

Tutje, ai në emër të LDK-së ka ftuar presidentin që të zhbllokojë KQZ-në, sepse sipas tij, vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues.