IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve në Stacionin Policorë Jugu  për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve publike”.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se me 5 nëntor të këtij viti, IPK kishte pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

IPK ka njoftuar se pas hetimeve nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se  këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, ka rekomanduar suspendimin e tyre.
“Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje Policisë së Kosovës suspendimin këtyre dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu deri në përfundim të këtij hetimi”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja në konsultim me Prokurorinë kompetente do t`i vazhdojë hetimet e këtij rasti deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.