Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese - Foto: KALLXO.com

Intervistohen Kandidatët për Anëtar të Gjykatës Kushtetuese

10 kandidatët që pretendojnë të marrin ulëse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të intervistohen me gojë sot.

Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi, pritet të intervistohen nga një Komision i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese në orën 11:00.

Intervista do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht në sallën C-301.

Këta kandidatë ishin testuar me shkrim më 4 dhjetor.