Inflacioni në Kosovë nën Kontroll

Çmimet e Konsumit në Kosovë në fund të vitit 2015 pësuan rënie 0.1 për qind nga viti paraprak, pas një rënie 0.3 për qind në muajin e kaluar. Kjo ishte rënia më e ulët që nga nëntori 2014.

Kostoja e ushqimit dhe pijeve joalkoolike zbriti me 0.4 për qind, strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse me 3.7 për qind dhe transporti me 5.1 për qind, ndërsa çmimet e veshjeve dhe këpucëve u rritën me 2.1 për qind dhe mobilimi me 1.9 për qind.

Në baza mujore, çmimet ranë 0.1 për qind. Në Kosovë, norma e Inflacionit mesatarisht është 2.3 për qind nga viti 2003 deri në vitin 2015.

Gjatë kësaj periudhe kjo normë më e larta ka qenë në muajin maj 2008 me 14.2 për qind. Kjo normë është ndikuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave në sektorin publik. Ndërsa, rekordi më i ulët prej -4.4 për qind ka qenë në maj të vitit 2009 nga ulja e çmimeve bazike të shportës së konsumatorit.

Inflacioni parqet rritjen e vazhdueshme e çmimeve të përgjithshme, ku me një sasi të caktuara të parave mund të blihen më pak prodhime se para zhvleftësimit.

Inflacioni nëpër vite
Inflacioni nëpër vite

Sipas, Trading Economics, bazuar në modelet makroekonomike dhe analizën e pritjeve, vlerësimet janë se inflacioni në Kosovë deri në fund të këtij tremujori pritet të jetë 0 për qind. Nga këto pritje del se niveli i inflacionit prej 0.60 do të arrijë në 12 muajt e ardhshëm. Në periudhë afatgjatë, norma e Inflacionit është parashikuar të arrijë në 2.9 për qind deri në vitin 2020.

shkalla e inflacionit
shkalla e inflacionit

Të dhënat e fundit të Agjencisë Kosovare të Statistikave (ASK), tregojnë se viti 2016 ka nisur me çmime më të larta të produkteve ushqimore se një vit më parë. Përkundër deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se pakoja e re fiskale do të ndikojë në uljen e çmimeve të konsumit, ato në janar 2016 ishin për 0.5 për qind më të shtrenjta se në dhjetor 2015,  ndërsa 0.3 për qind më shtrenjtë se një vit më parë.

Ngritje të çmimeve vërehet te nëngrupet e pemëve me 7.2 për qind, perimeve me 6.5 për qind dhe duhanit me 4.0 për qind. Ndikim i përbashkët i këtyre nëngrupeve është 0.5 për qind.

KALLXO.com shkroi në janar për ulje të lehtë të inflacionit.

http://kallxo.com/jete-me-e-lire-per-0-5-per-qind/