Ide që me ligj barnatoret të largohen nga njëra tjetra

Tri katër barnatoreve në një vend mund tu vie fundi në rast se nisma ligjore e Odës së Farmacistëve do kaloj në legjislativ.
Në një diskutim të mbajtur për këtë qështje janë dhënë edhe ide që përrcaktojnë që për çdo tre mijë banorë të ketë një barnatore e poashtu standarde për largësinë në mes barnatoreve.

Oda e Farmacistëve të Kosovës njofton se kriteret dhe standardet evropiane janë që një barnatore të shërbej për tre mijë banorë dhe të ketë distancë mes vete, gjë që mendohet të aplikohet edhe në Kosovë.

“Kjo është një ndër çështjet që si kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës kam ngritur sot në takim me përfaqësues nga institucionet e ndryshme gjatë diskutimit të koncept dokumentit për ndryshimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale” tha Kryetari i Odës së Farmacistëve Arianit Jakupi.

Sipas tij ky koncept është në fazat e para .

‘Si Odë e Farmacistëve të Kosovës, do të marrim pjesë rregullisht në të gjitha takimet e radhës deri në aprovimin e ligjit, me qëllim të shtyrjes përpara të politikave të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në punën e farmacistit ” tha ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij duhet të ndikohet në proceset e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të produkteve medicinale.