Infektohet me COVID-19 kryetari i Odës së Farmacistëve

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në facebook, Jakupi ka thënë se aktualisht është mirë dhe do të qëndroj dy javë në vetëizolim.

“Pas paraqitjes së disa simptomave dhe testimit të shtunën, sot u njoftova nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv në testin për virusin SARS-CoV-2. Aktualisht jam mirë dhe sipas rekomandimeve dy javët në vijim do të qëndroj në vetëizolim”, ka shkruar ai.

Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë rezultuar 486 raste të reja me COVID-19 dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të vdekur.

Sërish shifra alarmante të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë

.