Arianit Jakupi rizgjidhet kryetar i Odës së Farmacistëve

Me 30 vota për Arianit Jakupi është rizgjedhur kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Jakupi kundërkandidat e pati Kadri Bytyqin që mori 28 vota.

Në zgjedhjet për kryetar të odës kanë marrë pjesë 58 farmacistë.

Arianit Jakupi ishte zgjedhur kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës fillimisht në vitin 2018 në Kuvendin e dytë të këtij institucioni.