Ilustrim

Ia arrestojnë djalin, nëna pengon policinë gjatë arrestimit

Një person është arrestuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, pasi që policia gjatë kontrollimit të veturës së tij i kishte gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.

Policia ka sqaruar se në veturën e të dyshuarit si pasagjere ka qenë edhe nëna e tij e cila ka ndëhyrë dhe ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa nënës së tij i është iniciuar lënda dhe është liruar në procedurë të rregullt.