Avdullah Hoti LDK

Hoti: BE-ja duhet të reagojë karshi qëndrimit të Vuçiqit për të marrë diçka në këmbim të njohjes

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se pret që BE-ja të reagojë karshi qëndrimit të presidentit serb se “nuk mund ta njohin Kosovën pa marrë diçka në kompensim”.

Hoti në llogarinë e tij në ‘Facebook’ thotë se Kosova nuk ka asgjë për t’i dhënë Serbisë në këmbim të njohjes dhe se këtë të fundit duhet t’i kërkojnë falje popullit shqiptar.

“Kosova nuk ka asgjë për t’i dhënë Serbisë në këmbim të njohjes. Atë që mund t’i ofrojmë është vetëm marrëdhënie fqinjësore të mira, që duhet të paraprihen me kërkim falje nga Serbia për krimet dhe gjenocidin, kthimin e të pagjeturve dhe dëmshpërblim sipas konventave ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti të martën.