Ilustrim, Haxhi Krasniqi foto Rtv21

Haxhi Krasniqi mposhti Landaetan, e mbron titullin EBU

Haxhi Krasniqi mposhti kundërshtarin nga Venezuela Ronny Landaeta, kështu duke mbrojtur titullin e Europës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).

Në Dessau të Gjermanisë ai mbrojti për herë të parë titullin e më të mirit të Europës.

Krasniqi pas 12 raundeve ia ka shkaktuar humbjen e parë Landaetas në boksin profesionit, i cili deri më tani ka shënuar 16 fitore.

31 – vjeçari mbrëmë  shënoi fitoren e tij të 49, ai ka edhe pesë humbje në boksin profesionist.

Titullin e Europës Krasniqi e fitoi më 2 qershor të këtij viti, duke fituar ndaj Stanislav Kashtanovit./21Media