Haradinaj pas deklaratave të NATO-s: Nuk ka veri e jug

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së qeverisë foli edhe për misionin e ri të FSK-së si dhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it.

“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll. Nuk ka në veri e jug, duhet ta kuptojnë këtë të gjithë. Kosova nuk është e interesuar të krijojë doktrinë në ushtri që ta shfrytëzojë kundër popullit të vet”, tha Haradinaj.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se a mund ta dëmtojë rrugën e euroatlantike të Kosovës, vendimi për taksën, kryeministri tha që të mos bëhet panik.

“Për rrugët që ndreqen e prishen populli e ka një shprehje ‘hajri e sherri janë ngat a ngat’. Mos u ngutni tepër me paniku” tha ai.