Ramush Haradinaj

Haradinaj nuk shkon në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se nuk do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm.

Mediat dje raportuan se autoritetet amerikane ia kanë refuzuar Haradinajt një kërkesë për vizë, por kryeministri sot nuk dha detaje për këtë.

Ai vetëm e konfirmoi se, pavarësisht dëshirës së tij, vizita në Amerikë nuk do të realizohet.

“Ftesë kam marrë për Lutje të Mëngjesit, me klimën e taksës nuk do të shkoj edhe pse qef kam pasur”, tha Haradinaj gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.

Kjo është hera e dytë që Haradinajt i paraqiten probleme me pajisje me vizë amerikane pas rastit të vitit të kaluar.

https://kallxo.com/haradinaj-e-pranon-se-nuk-eshte-dhene-viza-amerikane/