Haradinaj kalon të dielën në bjeshkë me familje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që ditën e sotme ta kalojë me fëmijët e tij në bjeshkë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku tha se është ngjitur me ta në bjeshkën e Grejkocit.

“Ngjitje në bjeshkën e Grejkocit me Gjinin, Hanën e Trimin”, ka shkruar Haradinaj duke postuar edhe disa fotografi me ta.