Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli - Foto: REL
Haradinaj: Jam shokuar nga deklaratat e Veselit në ShBA
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e partnerit të koalicionit nga PDK, Kadri Veselit i cili kishte deklaruar se kreu i ekzekutivit po sillet me ShBA-në sikur me Serbinë.
“S’më ka ardhë mirë për komentet e Veselit. Me shku në Amerikë dhe me i ra kolegut tënd në atë mënyrë. Kam qenë i shokuar”, ka thënë Haradinaj në televizionin T7.
Kryeministri në largim ka thënë që koalicioni qeveritar vazhdimisht ka pasur ‘turbulenca’, por që sipas tij ai nuk do të mund t’i thoshte asnjëherë ato fjalë si të Veselit.
“Ne kemi pasur thyerje të vazhdueshme. Unë e respektoj vendimin ndryshe. Unë nuk kisha mujt me ja thënë kolegut ato fjalë”, tha ai.
Haradinaj insistoi që kjo deklaratë e Veselit ka qenë e ngutshme dhe konteksti i bisedës ka qenë tjetër.
“Mendova që ai nuk e ka bo me agjendë të keqe. Ende shpresoj se konteksti i bisedës ka qenë ndryshe”, ka thënë ai.