Ekipi negociator i Kosoves foto KALLXO.com

Haradinaj e konsideron ‘të mençur’ krijimin e ekipit anti-kushtetues

Krijimi i ekipit negociator që u shpall jo kushtetues po shihet si ide e mirë nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai në një takim me ish-kryesuesin e këtij ekipi, Shpend Ahmetin, tha se e admiron Partinë Socialdemokrate që iu bashkua këtij ekipi.

“Me kushtetutë, Qeveria është e mandatuar me qeverisë. Çështja e dialogut nuk është veç qeverisje. Është e logjikshme që me kriju mekanizma ad-hoc. Edhe në vendet te tjera krijojnë mekanizma të tillë për çështje nacionale. Marrin nga pozita e opozita. Idea me i dhanë mandat një trupi të përkohshëm, nuk ka qenë e gabuar, mendoj që ka qenë e meçme. E admiroj PSD që ka marrë pjesë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se nëse nesër është në opozitë, do ta përkrahë procesin e dialogut.

Ekipi nëntë anëtarësh i ekipit negociator u shpërbë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se Ligji që kishte krijuar këtë ekip ishte anti-kushtetues.