Hamza: Kosova ka burime të ripërtrishme të energjisë

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka folur lidhur me projektin e termocentralit të tretë në Kosovë ‘Kosova e Re’.

Ai tha beson që Kosova ka kapacitete të burimeve të ripërtritshme të energjisë elektrike mirëpo jo për mbulim të tërësishëm të nevojave të energjisë.

“Kapacitetet ekzistuese sidomos Kosova A është njëri prej ndotësve më të mëdhenjë dhe nuk besoj që ndodhë mbyllja e kapaciteteve ekzistuese pa ndërtimin e kapaciteteve të reja. Kosova ka burime edhe të ripërtritshme edhe mbi bazën e thëngjillit. Nuk besoj në atë që për disa vite Kosova do të arrijë t’I mbulojë nevojat e saj vetëm prej energjisë së ripërtritshme”, tha ai.

Ai shtoi se megjithatë duhet zëvendësimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë elektrike me qymyr.

“Është fakt që Kosova ka mungesë së energjisë, është fakt që një prej pengesave më të mëdha të bizneseve është furnizimi me energji elektrike. Ka nevojë, ka treg për këtë produkt. Është fakt që kapacitetet ekzistuese jo që janë të vjetëruara, por të stërvjetëruara”, tha Hamza.