Dheu i derdhur mbyll një korsi të mgjistrales Prishtinë-Mitrovicë - Foto: KALLXO.com

Grumbulli i Dheut Mbyll një Korsi të Rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Një korsi e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë është bërë e pakalueshme për shkak të një grumbulli dheu në mes të rrugës.

Sipas një fotografie të dërguar në KALLXO.com nga një qytetar shihet se si shoferët për shkak të grumbullit të dheut detyrohen të kalojnë nëpër trotuar.

Qytetari thotë se nuk e di prej nga ka ardhur kjo sasi e dheut në mes të rrugës.