Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Grabitje me armë në një shtëpi në Vushtrri

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një shtëpi në Vushtrri.

Pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se gjatë kohës sa ishte së bashku me bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre, dy persona kanë hyrë në shtëpi.

Sipas raportimit, njëri nga të dyshuarit kishte armë në dorë, dhe nën kërcënimin e armës, viktimës i kanë marrë para dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe rasti është duke u hetuar.