Ilustrim

Grabitje nën kërcënimin e armës në një market në Mitrovicë

Një grabitje nën kërcënimin e armës raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:23 në Mitrovicë.

Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke kryer pagesa në arkë në market, një person i panjohur nën kërcënimin e një arme të shkurtë i kishte grabitur para të pazarit ditor.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas grabitjes është larguar nga ai lokacion.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ka njoftuar tutje Policia.