Grabiten 10 milionë dinarë dhe rreth 7 mijë euro nën kërcënimin e armëve në Zubin Potok

Një grabitje nën kërcënimin armëve dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:50 në Zubin Potok.

Tri gra dhe një burrë kanë raportuar në Polici se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur 10 milionë dinarë dhe rreth 7,000 euro.

Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe sipas PK-së nuk raportohet për të lënduar.

Rasti nën hetime nga njësitë relevante, thuhet tutje në njoftim.