Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Goditet nga Vetura, i Thyhet Krahu

Një qytetar ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.

Rasti, i cili po trajtohet si aksident trafiku me lëndime, ka ndodhur dje rreth orës 16 :15 në Gjakovë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka frakturë në krah.

Po ashtu, në momentin e goditjes, drejtuesi i veturës dyshohet se ka pësuar sulm në zemër dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.