Aksident i mëhershëm komunikacioni - Foto: Arkiva/KALLXO

Godet me Veturë Dy Këmbësorë, Njëri Vdes në Vend

Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se teksa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur dy këmbësorë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, dje rreth orës 04:05.

Ndërsa, këmbësori tjetër i këtij rasti për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për aksidentet në të cilat e kanë pësuar këmbësorët.