Glauk Konjufca | Foto: KALLXO.com
Glauk Konjufca e pyet ministrin e MFSK-së nëse do t’i sigurojnë nëndetëse Thaçit
18.10.2018 - 13:32
Deputeti i LVV-së, e ka pyetur ministrin e FSK-së, Rrustem Berishës nëse do t’i sigurojnë presidentit Hashim Thaçi ndonjë nëndetëse.
“A keni planifikuar t’i siguroni presidentit nëndetëse, se po i bije nëpër ujëra me lundru. Sepse nëpër jahta e nëpër Mal të Zi me Pacollin, po rrëzohen”, tha Konjufca.
Ndërsa, nënkryetari Xhavit Haliti u tha deputetëve të kursejnë debatet dhe të votohen projektligjet për FSK-në.
Kurse, Konjufca e ka pyetur ministrin e FSK-së, “nëse jemi ushtri a keni menduar ndonjëherë edhe për Gjykatë Ushtarake?”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës, është në pritje të votimit të shqyrtimit të parë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.