Gjykimi ndaj të akuzuarit për tentimvrasjen e ish-gruas dhe shoqërsuesit të saj në Pejë

Seanca ndaj Elbasan Ukaj, i akuzuar për vrasjen në tentativë të ish-bashkëshortes së tij dhe shoqëruesit të saj ka dështuar të mbahet të enjten në Gjykatën e Pejës.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu, konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit te sotëm, për shkak të mungesës se prokurorit Haxhi Sinani.

“Mungon prokurori i shtetit Haxhi Sinani, i cili e ka njoftuar me shkrese gjykatën, se gjendet në pushim vjetor nga dt.08.07.2019 deri me dt.29.07.2019”, deklaroi gjykatësi Sharraxhiu.

Elbasan Ukaj, akuzohet nga Prokuroria e Pejës, se me dashje ka tentuar të privojë nga jeta ish-bashkëshorten e tij dhe shoqëruesin e saj, derisa viktimat ishin në automjetin golf, duke qëndruar në veturë, vërehen nga i pandehuri, i cili del me armë në dorë. Sipas Dosjes së Prokurorisë nga një distancë prej 3 metrash shtien me armë në drejtim të tyre. Sipas aktakuzës deri sa viktimat ishin duke ikur me shpejtësi i pandehuri vrapon pas tyre dhe gjuan prapë me armë.

Seanca e radhës është shtyer për dt.16.09.2019 në ora 10.00.

https://kallxo.com/deklarohet-i-pafajshem-per-tentim-vrasjen-e-gruas-kjo-e-fundit-heq-dore-nga-ndjekja/?fbclid=IëAR0ia9zqh9CkEvEJ1k7qhOpPg-I_4sjkePdKTHYjOmËJMIN7Lycë6CH4a4s

.