S’lejohet publiku në gjykimin e burrit për tentim vrasjen e bashkëshortes

Gjykata e Pejës nuk ka lejuar prezencën e publikut në seancën e sotme ndaj Elbasan Ukajt, që po akuzohet se ka gjuajtur me armë ish-bashkëshorten e tij dhe shoqëruesin e saj.

Mbyllet gjykimi ndaj të akuzuarit për tentim vrasjen e ish-gruas dhe shoqëruesit të saj në Pejë.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Faruk Binakaj, kërkoi qe seanca të jetë e mbyllur, pa prezencën e publikut.

“ Propozoj që shqyrtimi gjyqësor të jetë i mbyllur pa prezencën e publikut për arsye se këtu e dëmtuara Besarta Morina dhe i akuzuari Elbasan Ukaj janë në raport bashkëshortor gjegjësisht kanë jetuar në bashkësi jashtëmartesore”, tha avokati Binakaj.

Trupit gjykues me rastin e përjashtimit të publikut përmendi si arsye konfidencialitetin e provave.

Elbasan Ukaj, akuzohet nga Prokuroria e Pejës, se më 27 qershor 2017, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta ish-bashkëshorten e tij dhe shoqëruesin e saj, derisa të dëmtuarit ishin në automjetin Golf, duke qëndruar në veturë, vërehen nga i pandehuri, i cili del me armë në dorë.

Sipas aktakuzës nga një distancë prej 3 metrash shtien me armë në drejtim të tyre,  derisa të dëmtuarit ishin duke ikur me shpejtësi i akuzuari vrapon pas tyre dhe gjuan prapë me armë.

Gjykimi ndaj të akuzuarit për tentimvrasjen e ish-gruas dhe shoqërsuesit të saj në Pejë