Gjuriq Sillet në Stacionin e Policisë në Prishtinë

I përcjellë nga forca të shumta policore, shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, është shjellë në stacionin e policisë në Prishtinë.

Ai pritet të merret në pyetje për hyrje ilegale brenda territorit të Kosovës.

Arrestimi i Gjuriqit u bë sot në Mitrovicën e veriut gjatë një tubimi me serbët lokalë pasi kishte hyrë brenda territorit të Kosovës pa lejen e autoriteteve kosovare.