Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq, duke votuar të dielën në Podgoricë - Foto: Beta/AP

Gjukanoviq Fiton Zgjedhjet në Mal të Zi

Kryeministri më jetëgjatë i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, DPS, ka fituar 36 nga 81 ulëset e Parlamentit në zgjedhjet e së dielës, tregojnë rezultatet preliminare të OJQ-ve malazeze, Qendra për Tranzicion Demokratik, CDT, dhe Qendra për Monitorim dhe Hulumtim, CEMI.

Nëse partitë e pakicave, të cilat në këto zgjedhje garuan të pavarura, vendosin t’i bashkohen, Gjukanoviq do të arrijë ta formojë qeverinë e re.

Zyrtari i DPS-së, Predrag Sekuliq, u tha gazetarëve se partia e tij korri edhe një fitore, të shtatën me radhë, dhe mund të ketë 43 deputetë në Parlament nëse “partnerët e saj tradicionalë“ bëhen me të.

Në zgjedhjet e djeshme, partitë shqiptare, të cilat garuan bashkë, kanë fituar vetëm një vend në Parlament.

http://kallxo.com/beteja-e-veshtire-e-gjukanoviqit/