Ilustrim Ndërtimtari - Foto: Rtv21

Gjilan, e zë rryma punëtorin e ndërtimtarisë

Një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë në kontakt me rrymën në rrethana të panjohura teksa ishte duke punuar në një objekt banesor.

Rasti ka ndodhur në rr. “Marie Shllaku”, në Gjilan, dje rreth orës 9 :35.

Viktima ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.

Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  rasti është duke u hetuar.

Rasti po trajtohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.