
ILUSTRIM - FOTO KALLXO: Punëtorët kosovarë
Bie nga skelet, lëndohet një punëtor në qytetin e Vitisë
09.3.2023 - 09:51
Një punëtor ka rënë nga një ndërtesë në qytetin e Vitisë derisa ishte në vendin e punës.
Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Sipas Policisë së Kosovës, punëtori dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skelet prej një lartësie 3 deri në 4 metra.
Punëtori i lënduar tashmë është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Spitalore të Kosovës.
Pas aksidentit në punë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektori i Punës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 në qytetin e Vitisë.