Mitrovicë, lëndohet një punëtor pasi bie nga kati i dytë i ndërtesës

Një person është lënduar pasi dyshohet se nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur derisa ai ka qenë duke punuar.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thuhet në njoftim.