FOTO ILUSTRIM
Gjilan, e dyshuara arrestohet për shantazh përmes Facebook
25.4.2019 - 10:53
Një grua e dyshuar është arrestuar dje në Gjilan nën dyshimin se ka shantazhuar një person.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se e dyshuara përmes rrjeteve sociale Facebook, ka shantazhuar një grua tjetër.
Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.