Gjen në Arë Mjet të Pashpërthyer

Një banor i fshatit Bajqinë të Podujevës ka raportuar në Polici dje rreth mesditës se në arë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për çminim i KFOR-it amerikan ka bërë shpërthimin mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Mjet të pashpërthyer dje paradite ka gjetur në kopshtin e tij edhe një banor i fshatit Rogovë të Gjakovës.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e FSK-së ka larguar mjetin në mënyrë të sigurt.

Gjithashtu, një rast i gjetjes së mjetit të pashpërthyer është regjistruar në fshatin Lubavec të Skenderajt.

Një banor i këtij fshati ka raportuar në Polici rreth orës 12:35 se ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Njësia policore ka bërë sigurimin vendngjarjes derisa njësiti për çminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.